Për humbjen e madhe që pësoi arti me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Koço Devole, ka reaguar edhe Agron Llakaj. Aktori i njohur përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale shprehet se humori sot humbi gjeneralin e tij.
“Mund të gjeja një fotografi më të bukur, por ky karakter yti më con të Chaplin….,sa aktor i bukur, sa komik, skenarist e regjisor, karikaturist me shije të hollë, ishe gjithçka që mjeshtëria e humorit kërkon. Kush si ty?!Humori sot humbi Gjeneralin , e kam thënë dhe do ta them sa Zoti të me japë frymë dhe jetë….Dimensioni Yt artistik i pakrahasueshëm, elegant dhe fisnik, aktor papioni. Shqiptarët të kanë shijuar në vite e vite….dhe sot ti ndalove , ndalove për të nisur udhëtimin e pakthyeshëm drejt Zotit. I dashur Koco ! Ikja jote është dhimbje për këdo që ka buzeqeshur e qeshur me Ty! Per mua ishe i vecantë, zemra ska fjale, jam i shokuar dhe nuk e pranoj dot faktin se ti nuk do te jesh më. Koco! Ti kam thënë me gjallje dhe skam pishman….Ti je Perandori i fundit i humorit shqiptar! Lamtumire i Madh! Lamtumire Gjigand !Qofsh i Zotit! Dua kohe ta besoj se eshte e vertet qe ke ikur !🙏🙏🙏😭😭😭😭”-shkruan Agron Llakaj.
Kujtojmë që edhe vetë Agron Llakaj u infektua me Covid-19 dhe fatmirësisht e fitoi betejën me virusin e tmerrshëm.