Klint Çollaku gjithçka e nisi me pjesëmarrjen në edicionin e katërt të talenteve për fëmijë, “Gjeniu i vogël” në vitin 2011 në Televizionin “Klan” ku u rendit i treti.
Më pas, në vitin 2017 fitoi vendin e parë në garën për zërin më të mirë, tek “The Voice of Albania” në Top Channel.
Në po të njëjtin vit, fitoi çmimin e produksionit në Kënga Magjike. Numëron katër klipe dhe 5 singles.
Këtë vit ai prezentohet me këngën “Do t’ja dal”
Muzika: Endrit Shani
Teksti: Pandi Laço