Poezi nga Pjerin Ndreka
Dy pikla t’shndritshme veset, që varen synit tand,
njashtu si loti i prillit, kur qiella e lshon prej shendit,
t’i njomin ty qerpikt e ndalen në nji kand.
Hana a ndalë n’nji vend; habijet nuk luen vendit.
Livdue i lumi Zot, që hirin ta ka falë!
Sa lule edhe yje në ty e shofin vedin.
Der hana a varë në qiell’, shikjon e s’flet nji fjalë,
tu pa flutrat n’sytë tuej, që ndalen e shuejnë edin.
Poeti s’ka ma fjalë; burimi i ka shterrë.
Veç n’ia dhashtë liqeni ndo’i pëshpëshe uha.
Pa ditë ça asht tu thanë, dihat e frymë nuk merr,
-m’shitove mori zanë- duket se thotë pa za.
ObserverKult
Lexo edhe:
PJERIN NDREKA: SHKRUEJ MOS ME HARRUE…
Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtari Pjerin Ndreka:
Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?
-Në 8 vjeçare kam pasë dy mësues të jashtëzakonshëm letërsie, zotnijtë Enver Draçini dhe Rudolf Kakarriqi. Në klasën e pestë filluen t’u pëlqejnë hartimet e mia dhe më jepnin gjithmonë notën 10. Mësues Enveri i propozoi mësues Rudolfit të më aktivizonte në grupin artistik të shkollës si recitues dhe konferencier.
Mësues Rudi më dha nji libër Lexim Letrar të klasave ma të nalta e më tha të mësoja përmendësh poezinë e Pashko Vasës “O moj Shqypni”. Nuk ia mbaj në mend titullin taman, por më pëlqeu aq shumë sa fillova të lexoj edhe poezitë tjera që ishin në at libër. Qysh at’herë u bana frekuentues i apasionuem i bibliotekës së shkollës por edhe i bibliotekës së Shtëpisë së Kulturës, ku për fat punuen njeni mbas tjetrit shkrimtarët Sandër Gera dhe ma vonë Frederik Rreshpja.
Pyetësorin e plotë mund ta gjeni KËTU