U bëmë të huaj për njëri-tjetrin
Po ik, dhe me humbje përsëri
Lamtumirë, o Ksanti i kësaj dite!
Troja ime është ky perëndim që digjet.
Lamtumirë, troja ime e pafat!
Tani i përkas një bote moderne
Ndofta diku një i verbër madhështor
Ka për ta kënduar tërë këtë urrejtje.
Pra po ik, por me humbje përsëri
Dhe për ty do të bëhem i huaj
E verbëra madhështore me syze Hong Kongu,
Bëje një iliadë për mua!
ObserverKult
—————–
Kliko edhe:
ESMERALDA SHPATA: DY TË HUAJ QË DINË TË DUAN
Nga Esmeralda Shpata
Ai nuk u orvat ta puthte. Sytë iu mbushën me lot kur kujtoi goditjen e tmerrshme që kishte marrë. Me një tis të bardhë harrese mundohej të mbulonte kujtimet. U ngrit në këmbë dhe u çapit drejt diellit. Zhyti trupin në ngrohtësinë e dritës dhe zgjati duart për të matur me pëllëmbë hijen e tij. Pamja paraqiste veten. Shprehia e fytyrës kërkonte ndryshimin e vazhdueshëm të së vërtetës. Trupi i Saj i ngjallte dëshirë dhe epsh. E ndoqi. I prishur nga mendtë, as rrëketë e djersës nuk i ndiente. Asgjë nuk zgjati më tepër se gjysmë minute. Goditja që mori në shpirt, ia dorëzoi pushtetin mendjes.
Të gjitha këto ishin gënjeshtra të sajuara, me të cilat i kishte mbushur mendjen vetes që t’i rrinte larg Asaj.
Ajo e ndoqi me sy. E ndoqi aq shumë me sy. E shikonte herë pas here sikur dikush ta kishte detyruar. Jo dikush, vetja e saj që kërkonte t’i jepej. E shikonte me mirënjohje, për atë si ishte, për atë të cilën nuk i kishte shkuar kurrë në mendje që ishte.
Iu shtri midis brinjëve dhe ia shkoi duart mes duarve dhe pulsin mes frymës. Ajri rreth tyre ishte ujë, uji ajër i ngrohtë. Mënyra për të qenë brenda mendjes.
Edhe këto ishin sajesat e Saj. Ajo s’mund të hiqte dorë nga rregulli, ndaj nuk e pa me guxim, madje as me bisht të syrit nuk e pa.
Një lexues i mirë nuk i do përvoja të tilla, vetëm nëse është më i djallëzuar se duket.
Të dy nuk njiheshin, as kurrë nuk do të takoheshin. Secili veçmas donte t’i jepej rasti për të kaluar mbi botën. Secili të dilte jashtë vetes për të prekur brendinë, unin që s’është. Dashuria e tyre nuk kishte ngjarje, nuk kishte rrethana, as mënyra të ndryshme për ta shpëtuar veten nga dy të huaj që dinë të duan.
Asgjë nuk ndodhi mes tyre, çdo gjë e shpiknin dhe e shtonin vetë nga kohë e vende të ndryshme.
Pa emra, pa rregulla.
*Titulli i origjinalit” “Me të madhe…”
ObserverKult
Lexo edhe: