Adem Gashi: …Bukën tonë të përditshme falna sot…

adem gashi antologji atdhedashuri

e shtrëngojmë me dhëmbë e me fjalë
shpirtin sa pa dalë

kur ditët janë të turbullta
s’ka si të jenë ndryshe netët
mike
derisa pluskojnë dhimbjet së thelli
miko s’ka si të mos ketë plagë

i shtrëngojmë gjymtyrët që nuk lidhen bashkë
si një togë ushtarësh të mërzitur
që s’i binden eprorit
të bëjnë rreshtimin

po kjo ka ndodhur qëkur
ndoshta dy mijë vjet më parë
edhe njëmijë vjet më vonë
edhe sot

ç’do të bëjmë për kafjall burrë
kësaj të diele
them se mjafton pak supë me karotë grua
prodhime të tokës sonë
dhe… një zemër të bardhë.