George Clooney përfundon në spital, kjo është arsyeja

Ylli i Hollivudit, George Clooney, luan një të mbijetuar “post-apokaliptik” në filmin e tij të fundit, por dieta për këtë rol e çoi në probleme serioze shëndetësore.

Aktorit fitues të Oscar-it iu desh të kalonte shumë ditë në kujdesin mjekësor, pasi humbi rreth 12 kg për të luajtur të mbijetuarin e një katastrofe globale në filmin “The Midnight Sky”.

“Mendoja se po përpiqesha shumë të humbja peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha për veten time”, tha 59-vjeçari.

Clooney, i cili do të luajë rolin e shkencëtarit, Augustine Lofthouse, në filmin post-apokaliptik “The Midnight Sky”, përjetoi dhimbje të tmerrshme në stomak dhe u dërgua me urgjencë në spital, katër ditë para se të fillonte xhirimi, ku u diagnostikua me pankreatit.

Gjendja mund të jetë kërcënuese për jetën, por aktori doli nga spitali pas disa ditësh. Clooney pranoi që të sëmurej ishte një sfidë mes një sheshxhirimi, transmeton ‘a2news.com’.

“U deshën disa javë për t’u bërë më mirë dhe si drejtor nuk është aq e lehtë sepse ke nevojë për energji”.

Filmi tregon një shkencëtar të vetëm në Arktik, pas një katastrofe globale misterioze, ndërsa përpiqet të paralajmërojë një grup astronautësh që të mos kthehen në Tokë.

“The Midnight Sky” është planifikuar të dalë në 23 dhjetor në Netflix.