Miqësia përfundon shpesh në dashuri, por e kundërta nuk ndodh kurrë!

Miqësia vazhdon shpesh në dashuri, por e kundërta nuk ndodh kurrë!

Miqësia përfundon shpesh në dashuri, por e kundërta nuk ndodh kurrë! – është thënie e klerikut, shkrimtarit dhe koleksionistit anglez, Charles Caleb Colton.

Në vazhdim, ObserverKult ua sjell disa thënie të tij:

– Miqësia është si shëndeti: ia kupton vlerën vetëm pasi e humbet.

– Kur nuk ke asgjë për të thënë, mos thuaj asgjë! Heshtja nuk bën aq dëm sa një mbrojtje e dobët.

– Gabimet e budallait i sheh e gjithë bota, por jo ai vetë. Gabimet e të diturit i sheh ai vetë, por askush tjetër.

– Mikja më e mirë e së vërtetës është koha. Armiku më i madh- paragjykimi.

– Të pasurve ua kanë më shumë zili ata që kanë pak, sesa ata që s’kanë aspak.

– Miqësia përfundon shpesh në dashuri, por e kundërta nuk ndodh kurrë.

– Trupi dhe mendja, si burri e gruaja, jo gjithmonë janë dakort të vdesin bashkë.

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

MOS I BESO KURRË ATIJ QË FLET MIRË PËR TË GJITHË…