Mos i beso kurrë atij që flet mirë për të gjithë…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
 
S’ka plaçkë më të lirë se lajkat. /Miguel de Cervantes

Kini parasysh se të gjithë servilët jetojnë në kurriz të atyre që ua vënë veshin./Jean de la Fontaine

Asgjë nuk urrej më shumë se njeriun që tjetër mbrun në gji e tjetër flet me gojë./Homeri

Kush di të lajkatojë, di edhe të shpifë./Balzaku

Mos i beso kurrë atij që flet mirë për të gjithë./John Churton Collins

Imitimi është forma më e sinqertë e lajkës./Charles Caleb Colton

ObserverKult