Robert Shvarc: Tani ti je këtu, por nesër më nuk do të jesh…

Tani Ti je këtu,
por nesër më nuk do të jesh…
Po qeshjen tënde, diellin
dhe qiellin aq blu
prapa a do të na i lësh?

Oh, mos merr me vete dlirësinë,
që ke ndër sytë aq njerëzorë!

E dendur ësht’ errësira,
me mund kalon çdo orë…

Na lër diçka këtu,
O Ti, që je m’e pastër
nga ç’ësht’ dhe qielli blu!

12.03.1960

*Titulli i origjinalit: “Tani ti je këtu”

ObserverKult

———————————————————————-

Lexo edhe:

GABRIEL GARCIA MARQUEZ: DO HUMBASËSH SHUMË NJERËZ NË RRUGËTIMIN TËND…