Gabriel Garcia Marquez: Do humbasësh shumë njerëz në rrugëtimin tënd…

markez njerëzit

Poezi nga Gabriel Garcia Marquez

Do humbasësh shumë njerëz
në rrugëtimin tënd.
Disa ngadalë, pa e vënë re.
Një telefonatë më pak,
një mesazh i harruar.
Të tjerët me zgjedhje,
tënden ose jo.
Disa, megjithatë,
do të qëndrojnë me ty.
Mjafton një foto e harruar mes një libri,
një këngë në radio
dhe ja, do ta kujtosh.
Do buzëqeshësh.
Mund të pyesësh veten
se si po përballen me betejat e tyre.
Nëse janë të lumtur.
Dhe ndoshta do të mallëngjehesh
duke ndërmendur
betejat e përballura së bashku.
Do ta lesh foton ku e gjete,
do fikësh radion
dhe sërish do vazhdosh ditën
duke u përpjekur të shkundësh nga vetja atë lloj ndjesie se bashkë me ta
ke humbur edhe pak nga vetja…

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


markez njerëzit

Lexo edhe:

29 THËNIE NGA MARKEZ: ASKUSH NUK I MERITON LOTËT E TU…

Ja disa nga thëniet e Gabriel Garsia Markez përzgjedhur nga librat e tij:

1- Unë nuk besoj në Zot, por i frikësohem Atij.

2- Jeta nuk është ajo që jetojmë, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.

3- Ai që pret gjatë ka pritshmëri të vogla.

4- Një person nuk vdes kur duhet, por kur mundet.

5- Seksi është ngushëllimi kur ju nuk mund të keni dashurinë.

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult