Në duart e mia kokën tënde mbaj
atë floknajë mëndafshi
e faqeve t’i fshij lotët me gjuhën time
… se Fytyrën tënde të çiltër e dua
si ajo faqe qielli mbi kokën time
tej syve
që vetëm me shikime i afrohem
Mbështetu në krahërorin ti
çlirohu e tëra prej asaj ëndrre të keqe
që përvijohet udhëve të padukshme të ajrit
e ta mjegullon një botë të virgjër
që e ruan përbrenda
Me mijëra vjet pranë Teje jam
fryma Jote vetë
mos ke frikë
Unë të ruaj nga Syri i Keq
nga Fjala e Ligë
dhe nga ajo Shlligë
që rreth Zemrës sate sillet
Puhizë mëngjesi për Ty bëhem
mesditë e përditshme çfarë e dëshiron
dhe fllad mbrëmjeje për trupin tënd
e Diell Jete dimër e verë
N’daç ngjitemi deri në qiellin e shtatë
në daç zbresim deri te ai prush zemre
që na prushërohet nëpër dej
e… të kam fLoçkë
e të ruaj në dritën e syrit tim
imja Jetë.