Është ndarë dje nga jeta, në moshën 85-vjeçare, këngëtarja e madhe e muzikës popullore, Drita Papajani.
Lajmi i trishtë u bë i ditur nga akademiku Vasil Sofokli Tole, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Ai bën me dije se Papajani u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në orën 10:00, duke njoftuar se ceremonia e nderimit dhe përcjellja do të bëhet nesër në orën 10:00, në Kishën e Ungjillëzimit, te rruga e “Kavajës”.
Në jetën e saj të gjatë artistike si pjesëtare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Papajani ia doli të vendoste emrin e saj krahas më të mëdhenjve interpretues të këngës sonë popullore si Luçije Miloti, Bik Ndoja, Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Bajram Spahiu, Pjetër Gjergji, Kel Sota, Emil Miloti, Despina Trimcev, Sadete Toska, Sanije Shaqiri (Pali), Hajrie Harapi, e të tjerë.
Regjistrimet muzikore të saj gjenden në fondin e artë të Radio-Tiranës dhe në Arkivi Filmit. Pas viteve 1990 mori pjesë në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri, duke u bërë nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale./fjala.al