2003
a mund të numërohen engjëjt
a mund të mbahen në shuplakë fluturat
a mund të puthen pikat e shiut
është viti 2003
një engjëll është derdhë curril mbi tokë
retë e bardha nuk e duruan më
ish i bardhë e i kaltër
është viti 2004
një flutur fluturon drejt diellit
krahët tekanjoze e shkruajnë ajrin
një notë vallëzimi e lëjnë mbas
është viti 2005
një pikë shiu ra papritmas mbi fletë
u rrokullis e tundur mbi faqen e saj
dhe u shtri mbi bar e para
është viti 2006
kemi për të numëruar derisa nuk jemi engjëj
kemi për t’i marrë lakmi fluturave derisa nuk dimë të fluturojmë
kemi për t’i qa shirat përderisa nuk dimë të puthemi
është viti i rradhës
ObserverKult
————————————————————-
Lexo edhe:
POEZI PREKËSE NGA BEKIM LUMI: OF NANË…
Poezi nga Bekim Lumi
Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si rr’fe prej qielle
Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova
Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si ilaç për nerva
Emnin tand nder dhambë e kafshova
Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta
Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha
Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si barrën e druve përmi shpinë
Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova
Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si bojaxhi i keq që jam
Flok’t me gëlqere te bardhë mërzie t’i ngjyrosa
Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si mbi jastëk andrrash
Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta
Of Nanë
Pashë Zotin
Pashë Ty
Pashë Babën
Pashë Mue
M’fal
Si mëkatar i keq që jam
Po t’lutem shumë
M’fal
Për dhembjet
Për sëmundjet
Për nervat
Për zjarminë
Për brengat
Për borxhet
Për mallin
Për mërzinë
Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme
M’fal
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult