e do rendi të bëhen bilancet
në natën e fundvitit
dhe ti llogarit e përllogarit
sukseset dështimet
fitoret humbjet barazimet
pavarësisht të tërave
më shqetëson përmasa e vetmisë sate
pragu ku mund të bëhesh gjeni
ose të vetëvritesh
e tmerrshme që s’ma thotë zemra
as të bëj urime optimiste
më duket thjesht çështje gramatike
mënyra dëshirore
një natë pa adresa po ti e di
unë e kam me ty
miku im