Juan Ramón Jiménez: Kur duart e tua ishin hënë

Kur duart e tua ishin hënë
morën nga kopshti i qiellit
sytë e tu, dy vjollca hyjnore.

Ç’nostalgji, kur sytë e tu,
kujtojnë, natën, gonxhen e tyre
në dritat e vdekura të duarve tua!

Gjithë shpirtin tim, me botën e tij,
E vë në sytë e mi të tokës,
që të të admiroj ty, grua e hatashme!

Nuk do të takojnë dy vjollcat e tua
vendin e rehatshëm të krijuar për ty
duke mbledhur në shpirtin tim joqenien?


Përktheu: Skënder Buçpapaj