Adem Gashi: Kur të desha… kur të dua ty…

adem gashi antologji atdhedashuri


Bëj të të harroj e s’e bëj dot.

Ç’janë këto krahasime demode:
Natë me pjalm hëne,
Fjolla me trajta magjike bore?

Kur të desha… kur të dua ty…
së brendshmi ndjej e ndiej drithërimë
në çdo fije floku,
në çdo qelizë e në çdo pore.

…dhe harrova, dhe harroj ku qeshë e ku jam
në ujërat përreth Shkodre,
blusë së valëve të Sarandës
a kalldrëmit të vjetër të Gjakovës,
në qe dje, sot a ditëve të paardhura?

Bregoreve të mallit përplasen korrente
e fryn shumë erë.

Vdekja, po,
edhe mund të harrohet.