Shpesh dor’ e dashur e bekuar zemrën e prek dhe e plagos

Foto ilustrim

Nga: Rëne Syli Prydon

Poçja ku dergjet lul’ e mjerë
Nga një ventalje u cek u ça,
Kjo s’e goditi veç një herë
Dhe s’bëri zë e shamata.

Po plag’ e vogël dhe e lehtë
Përditë qelqin e kafshoi,
E fshehtë, po e shigurt’ e mprehtë
Rreth e përqark e rrotulloi.

I rodhi pika pikës uja
Vlagu i luleve u grye,
Askujt s’i shkon nër mënt rrëmuja,
Mos e trazo, poçja u thye.

Shpesh dor’ e dashur e bekuar
Zemrën e prek dhe e plagos,
Pastaj nga vreri zemra u çuar
Lul’ e sevdas’ u handakos.

Në syt’ e botës e pangarë
Vajton në heshtje obobo
Nga flag’ e thell’ e fryr’ e vrarë,
U thye, po mos u trazo.

Përktheu: Fan S. Noli

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

FAN NOLI: O FLAMUR GJAK, O FLAMUR SHKABË!