Nga: Claude McKay
Mbrëmë ta dëgjova zërin, nënë,
Fjalët që dikur më këndoje
Kur mua, vocërrak zbatharak
Gjunjëzuar para teje më mëkoje.
Dhe lotët nga zemra rrodhën çurg, nënë,
Kapërcyen muret e saj,
Por ndonëse rrëkeja m’u mblodh në grykë
Lotët s’pranonin të shkonin vaj.
Dhjetë vjet e vdekur, nënë, pa ty
Dhjetë vjet skëterrë
Ah, më digjet shpirti, nënë
Të të qaj, edhe një herë.
Përktheu: Beti Njuma
ObserverKult
Lexo edhe:
LAMTUMIRË, E DASHUR, LAMTUMIRË, FORT E ËMBLA NËNA IME!
«Fort e ëmbla nënë, tash mjegullat po davariten,
flota përplaset ngatërrueshëm mbi diga,
pemët nga uji rënden, prej dëborës digjen;
nuk jam i trishtuar në Veri:
nuk jam në paqe me veten,
por prej kërkujt falje nuk pres,
të shumtë lotët borxh m’i kanë si burri burrit.
E di që je ligsht, që jeton si tërë nënat e poetëve,
e varfër dhe e drejtë sa duhet në dashurinë
për bijtë e largët.
Sot jam unë që të shkruaj.
– Më në fund, do thuash, dy fjalë.
nga ai djalë që me natë ia mbathi me një pelerinë të shkurtër
e ca vargje në xhep. I gjori, kaq i gatshëm shpirtërisht
ndonjë ditë dikund do ta vrasin.
-Sigurisht, ndërmendem, ish në atë stacion të vdekur
trenësh të avashtë që sillnin bajame dhe portokalle,
në grykëderdhjen e Imerës, lumit plot laraska,
kripë dhe eukaliptus. Por tash të t’falenderoj, këtë dua…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU