Charles Bukowski: Disa njerëz nuk çmenden kurrë

disa njerëz nuk çmenden kurrë.
unë, ngandonjëherë shtrihem pas divanit
për 3 ose 4 ditë.
atje do të më gjejnë.
është Kerubin do të thonë, e
më rrëkëllejnë verë drejt e në fyt
më fërkojnë gjoksin
më spërkasin me vaj.

mandej do të ngrihem me një hungërimë
deklamim, tërbim-
mallkoj ata e gjithësinë
i bëj të hallakaten nëpër
lëndinë.
ndihem mjaft mirë,
ulem buk’ thekur dhe vezë,
këngëzoj një melodi,
befas bëhem i dashur si një
balenë
e trëndafiltë
e ngopur.

Disa njerëz nuk çmenden kurrë
ç’jetë përnjëmend të pështirë që
duhet të bëjnë.

Përktheu: Virgjil Muçi