Ky ishte falsifikatori më i madh i veprave të artit

Ai arriti t’i mashtronte të gjithë: piktorët, koleksionistët, njohësit e famshëm të artit dhe madje edhe drejtuesit e lartë. Henrikus Antonius van Megeren lindi më 3 maj 1889 në Deventer, një komunë holandeze rreth 100 km në lindje të Amsterdamit.

Djali i tretë i Augustës, që kur ishte e re ishte e talentuar në muzikë dhe pikturë, dhe Henrikus, autor i teksteve të ndryshme shkollore dhe mësues i historisë dhe letërsisë angleze, një baba i ashpër, intolerant ndaj çdo prirje artistike, dhe indiferent edhe ndaj piktorëve më të mëdhenj.

Që në moshë të vogël, Van Megeren u përball me pengesat e të atit, që në një mënyrë apo në tjetrën, ai arrin t’i anashkalojë me mbështetjen e së ëmës, e cila e kupton menjëherë talentin e veçantë të të birit. Gjatë shkollës së mesme, i riu pati fatin të kishte mësues vizatimi Bartus Korteling, një piktor i madh, që vendosi ta marrë atë në studion e tij.

Aty ai pati mundësinë të shkëputej nga familja dhe të përsoste talentin e tij.

Në studion e mjeshtrit, Van Megeren nuk i përkushtohet vetëm teorisë, por edhe krijimit personal të ngjyrave që i duhen, duke mos përdorur ngjyrat sintetike të përdorura tashmë nga shumë kolegë, por i përdorte ato në një lloj stili që do të jetë shumë i dobishëm për të në ardhmen.

Në moshën 18-vjeçare, djali u regjistrua në Institutin e Teknologjisë në Delft, një qytet në Holandën Jugoret. Atje, ndoshta me këshillën e babait të tij, regjistrohet në fillim në degën e arkitekturës. Por në fakt, fshehurazi ndjek kursin e Arteve të Bukura, duke vazhduar ndër të tjera, të marrë pjesë në leksionet e Korteling.

Në vitin 1911 njihet me vajzën që do të bëhet gruaja e tij, Ana de Vogt. Ajo mbetet shpejt shtatzënë, ndaj të rinjtë vendosën të martohen: dasma u organizua pas një viti. Të sapomartuarit, pa asnjë mjet jetese shkojnë të jetojnë në shtëpinë e gjyshes së Anës, ku dhe lindi djali i tyre i madh Zhak.

Në atë moment Van Megeren i braktisi studimet dhe u detyrua të pikturonte dhe shiste pikturat e tij për të mbijetuar. Në ndihmë i vjen ideja e disa studentëve të Delft Institute of Technology, të cilët organizuan një konkurs arti me një shumë të madhe parash të destinuara për fituesin.

Han van Megeren hyn në konkurs dhe fillon të pikturojë: një akuarel që përshkruan brendësinë e Shën Laurenskerk, Kisha e Madhe e Roterdamit. Vepra e Van Megeren shpallet më e mira dhe piktori merr çmimin e majmë, duke u bërë befas i famshëm në të gjithë qytetin.

Duke përfituar nga ai moment, Van Megeren transferohet në Hagë ku hyri në Akademinë e Arteve të Bukura. Por pak muaj më vonë shpërtheu Lufta e Parë Botërore, gjë që e detyroi të rikthehej në Delft, duke punuar si ndihmës i një profesori.

Ai e kuptoi që fama që fitoi ishte vetëm e përkohshme. Ajo e kishte ngritur paksa pozitën e tij shoqërore, por nuk e kishte përmirësuar aspak gjendjen e tij ekonomike. Në atë kohë i lindi ideja që do ta fuste në histori: vendos t’i përkushtohej krijimit të tablove të rreme.

Ai e filloi karrierën e tij duke kopjuar, pra tablone e vlerësuar me çmim, për t’ia shitur një koleksionisti të pasur. Por kur kjo përpjekje dështoi piktori nisi ta urrejë sistemin sipas të cilit dy vepra arti, edhe nëse janë identike, nuk mund të konsiderohen që të dyja origjinale.

Gjithsesi, në vitin 1916 artisti arrin të marrë porosinë e parë. Ekspozita është një sukses përtej pritshmërive. Han van Megeren arrin të shesë të gjitha pikturat e ekspozuara dhe në të njëjtën kohë, nis të marrë porosi të reja, si dhe krijon kalendarë dhe postera.

Në atë periudhë, duke pasur parasysh të ardhurat e konsiderueshme, ai iu përkushtua plotësisht krijimit të këtyre artikujve, duke e shkatërruar reputacionin e tij si një artist premtues. Pas ndarjes nga gruaja e tij Ana, Van Megeren dhe miku i tij piktor Teo Van Vijngarden, gjejnë një pikture të Frans Hals, artistit kryesor të Epokës së Artë Holandeze.Të dy punojnë për ta kopjuar tablonë dhe për t`ia shitur atë Abraham Bredius, një kritiku të mirënjohur të artit, që e kupton menjëherë se vepra nuk është e Hals.

Të dy zhgënjehen, ndaj vendosin t’i tregojnë kritikut një tjetër portret të Rembrandit që Van Vijngarden e kishte kopjuar me kujdes disa vjet më parë. Kritiku e analizoi me kujdes tablonë e dytë dhe konstatoi menjëherë “vërtetësinë” e saj. Nëse më parë ata ishin të kujdesshëm ndaj aftësisë së kritikës, tashmë Van Megeren dhe Van Vijngarden nuk kishin më dyshime: kritika nuk kupton shumë nga arti.

Van Megeren vendos të nisë një udhëtim në Evropë. Në fillim shkon në Itali dhe më pas në Provansë të Francë, disa kilometra larg nga kufiri italian. Atje jetoi duke u bërë portrete turistëve të pasur që ishin me pushime në Cote d’Azur, dhe mbi të gjitha rivuri në zbatim idenë e tij të vjetër për falsifikimit të pikturave të njohura.

Nga Hals në Ter Borsh, nga De Hosh tek Johanes Vermer, piktori filloi të kopjojë stilin e artistëve më të famshëm holandezë. Në veçanti, ai specializohet në falsifikimin e veprave më të famshme në shkallë ndërkombëtare.

Ai blen vajra dhe furça të shekullit XVII, blen piktura antike nga i njëjti shekull, dhe i restauron ato. Të gjithë besonin në origjinalitetin e pikturave që ai shiste, ndaj për një kohë të shkurtër ai arriti të grumbullojë shumë para, gjë e cila i dha mundësinë të jetonte në mënyrë komode.

Falsifikimet ishin aq të besueshme, saqë vetëm pak koleksionistë dhe muzeume në Evropë refuzuan t`i blinin tablotë e ekspozuara nga falsifikuesi. Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore Van Megeren ra në kontakt me hierarkët më të rëndësishëm nazistë që pushtuan vendin e tij në vitin 1940.

Ai i shiti një seri pikturash të falsifikuara liderit të SS Hajrih Himler, dhe Herman Gëringut. Në pranverën e vitit 1945, piktori u arrestua me akuzën se ishte bashkëpunëtor i gjermanëve. Pas një gjyqi në fund të vitit 1947, Van Megeren u dënua me vetëm 1 vit burg, pasi i rrëfeu botës se nuk kishte bashkëpunuar me nazistët, por se ai ishte vetëm një falsifikues që i shiti një tablo të falsifikuar udhëheqësit të lartë nazist. Askush nuk e besoi, ndaj artisti u detyruar të pikturojë diçka në sallën e gjyqit, duke i mahnitur gjykatësit dhe të gjithë të pranishmit.

Në këtë mënyrë e shpëtoi veten nga burgimi i përjetshëm, por firmosi ndërkohë diskretitimin e imazhit të tij publik. Ai nuk e vuajti të gjithë dënimin në burg, për shkak të shëndetit të tij të dobët të dëmtuar nga abuzimi i gjatë me alkoolin dhe drogën. Vdiq më 30 dhjetor 1947, në moshën 58-vjeçare, nga një sulm në zemër në një klinikë në Amsterdam./bota.al