Pa ty,
dhoma bëhet shurdhmemece,
i mungon ajri i thithur
nga buzët e dashurisë,
xhaketa jote prapa derës,
këpucët,
poshtë shtratit “të marrëzisë”.
Pa ty,
çdo gjë verbohet ,
çdo gjë shurdhohet,
bubullon!
Ti a e dëgjon?!
*Titulli i origjinalit: A e dëgjon?!
ObserverKult
Lexo edhe