Ardita Jatru: As të vdes më nuk gjej kohë…

ardita jatru

Heshta dhe unë, kaq e pata
Muaj mjalti gjithmonë nuk do ketë
Një mbrëmje vjeshte të vonë u vrava
Dhe tani lexoj të tjerë poetë

Ka lumenj që thahen dalëngadalë
E më pas të kujton se ç’ish aty dikur
Por ka pastaj lumenj të rrëmbyer
Që thellë tyre fshehin një qivur

Besomë, mike, tjetërkund mos rrëfé
Një trishtim në shpirt po më pikon
E humba fjalën, ma vodhën për bé
E as të vdes më nuk gjej kohë.