Poezi nga Preç Zogaj
Prapë kushtojnë gjak në gishta
manushaqet e para për ty
në malet e fëmijërisë.
Si nuk rrëzohem njëherë e mirë
nga muret e kësaj ëndrre të gjatë!
Si nuk arrij të hap
njëherë e mirë flamurin
në terrin e prushit të fikur!
Të rrahurat e zemrave tona
një moshë kanë secila,
Por kurrë s’do të duhet
edhe po të mundesh
të rrotullohesh më shpejt në tokën tënde
rreth e rrotull diellit.
Kurrë s’do të dua të kthehem
në aurën e një të riu
me gjithë këtë jetë që kam
në trup dhe në mendje.
Pa e kthyer kokën
vazhdoj të zbres
prapa diellit nga ana e perëndimit
gjithnjë e më i ndriçuar.
Fillon nga e para çka s’kujtohet
çfarë ka qenë.
Çan dheun manushaqja e hershme e shkurtit
në malet e fëmijërisë.
Mars 2015
*Titulli i origjinalit: “Elegji”
ObserverKult
Lexo edhe:
PREÇ ZOGAJ: A DO TË MUND TA SHOH, A DO MË SHFAQET…
Papritur, sërish papritur, edhe pse e di se do të ndodhë,
Era kthehet përmbys sikur do të qajë
mbi rërën e bardhë,
mbi fushë dhe mbi det.
Unë mbyll sytë dhe dëgjoj
shungullimat e lashta.
Kur i hap ka ndryshuar bota,
S’ka më njerëz në shkretëtirë,
Ka filluar një shi i imët si një keqardhje,
si një përshpirtje…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU