
S’dua më fjalë në erë
as mall që digjet larg,
të dua këtu pranë meje
ku zemra rreh pandarë.
Duart tona të kapura fort,
pa frikë, pa largësi
çdo hap bashkë ta bëjmë
si një frymë, si një dashuri.
Të të ndjej në çdo çast
në buzëqeshje, në shikim
jo në kujtime të largëta
po këtu- në përqafim.
Se dashuria më e bukur
nuk pret nuk rri në mall,
ajo jeton në praninë tonë
kur zemrat flasin ngadalë.
ObserverKult






