Pa brerje në shpirt,
në zemër pa rrahje…
Si lerth na mbështolli
ndarje e pashmangshme.
Dhe të dyve ajo
na shtërngoi aq fort,
sa unë, gjithë gulçim,
dhembje s’ndieja dot.
Një unazë e hekurt
që të këputur s’ka.
Vetmia e fuqishme
më pushton ndër krahë.
Përktheu: Aurel Plasari