Kalaja e Shkodrës mund të shijohet edhe natën

Tashmë Kalaja e Shkodrës, mund të shijohet edhe natën. Projekti i ndriçimit artistik ka përfunduar.


Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga ky investim.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e përfunduar të ndriçimit artistik të Kalasë së Shkodrës, ju uroj një të dielë të qetë.
Pas 8 vitesh errësirë Kalasë së Rozafës në Shkodër i rikthehet ndriçimi.
Ndriçimi i kalasë u bë i mundur nga Ministria e Kulturës, që parashikon investimin në 14 kala, mes tyre edhe në atë të Shkodrës.
Falë këtij projekti janë ndriçuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të kalasë së Shkodrës.”

Kryeministri Rama tha se, rikualifikimi i kalasë së Rozafatit, përmes lojës së dritave, do ta kthejë atë në një atraksion turistik.

Kështu Kalaja e Shkodrës po i kthehet qytetit, si një piknisje për rijetëzimin e kulturës dhe sinergjisë.
Kalaja e Shkodrës është monumenti historik.
Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave:
Balshajve (shek. XIV),
zotërimi venecian (shek. XV),
pushtimi osman (shek. XVI-XVII),
dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). /atsh

POSTIMI I EDI RAMËS GJENDET KËTU
EDI RAMA: MIRËMËNGJES dhe me projektin e përfunduar të ndriçimit artistik të Kalasë së Shkodrës, ju uroj një të dielë të qetë

LEXO MË SHUMË:

NDRIÇOHET PAS 8 VITESH KALAJA E ROZAFËS NË SHKODËR, MUND TË VIZITOHET TANI EDHE NATËN