Ti po të duash quam të marrë .
Fundja fare, ç’është marrëzia?
Njeriu në formën e tij më normal,
S’gjen vënd këtu hipokrizia.
Nëse dashuroj me kaq zjarr,
ç’të keqe i solli njeriut dashuria?
Pa të je i vdekur, pakallur në varr,
pa ditur kurrë ç’është lumturia.
Shpirti shkumëzon, det në dalldi .
Si mund të jetosh me një det të shterë ?
Dielli i përndezur ku do të gjejë freski,
ç’ ujë-ra do të puth-përkēdhelë !?
Thash me puthje valësh ta freskoj.
A thua dhe puthja të jetë mëkat !?
Me buzë të nxehtë t’më ledhatojë,
në u djegsha atje, quam të pafat.