Petraq Kolevica: Te porta e shtëpisë la vulën e dashurisë

petraq kolevica fli e dashur

Poezi nga Petraq Kolevica

U puth, u përqafua,
Me nënën, me babanë.
U ndanë…
Tek dilte,
Portën puthi mënjanë.
Me burrin për krahu
Ikën larg Shqipërisë.
Ikën, ikën ata.
Mirupafshim mama!
Dy buzë të kuqe la
Te porta e shtëpisë
Vulën e dashurisë.

*Titulli i origjinalit: “Vula e dashurisë”

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.

Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.

Pakkujt që lëviz kalimthi nëpër Shqipëri apo që rastësia e çon nëpër qytete të ndryshme të vendit, e di se shumë prej ndërtesave të rëndësishme publike, si spitalet shtetërore apo objekte industriale, si fabrika dhe uzina (sot të dalë jashtë funksionit dhe të braktisura në mëshirë të fatit) mbajnë autorësinë e punës së një shqiptaro-gjermaneje, siç është edhe Edith Kolevica.

Inxhinierja e ndërtimit, që u njoh me zbatimet në terren që në moshën 25- vjeçare, edhe pse me nota nostalgjie, tregon për këtë pjesë të bukur të jetës së saj, që i ka dhënë më shumë se kënaqësi….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

Petraq Kolevica: O shpirti im, përse rri zgjuar?