Çfarë të të them diçka që askush s’ta ka thënë?
Veç fjalë e bukur më duket se nuk kryen punë.
Sa mirë për ty që i ke kaluar kornizat e saj,
por sa keq për mua që s’mund ta gjej një fjalë.
Ç’kuptim ka për gjuhën popujt tani për t’u krekosur,
ku secili më shumë i flet tjetrit për pasurinë.
Pamundësia një emër ty për ta vendosur,
a nuk e dëshmon pikërisht varfërinë?