Në të vërtetë, fotografitë tregojnë një natyrë marramendëse…
Por, sipas Eurostatit (në publikimin që e kanë bërë kohë më parë), qyteti verior me lumin që e përshkon hershëm, Kukësi, renditet si më i varfri në të gjithë Evropën. Natyra e mrekullueshme, premton shumë për një turizëm, që mund ta rigjallërojë të gjithë zonën…, transmeton ‘konica.al’
Dritëro Agolli e ka sjellë qytetin e vjetër e të ri, me notat lirike zgjuar buzë Drinit plak…
Ec unë buzë liqenit
Buzë Drinit të lashtë
Tek valë e tij shikoj
Lisat e lartë
Nusërojnë pemët
Në borën e bardhë
Ç’është ky liqen, që kurrë s’e kemi parë
Thonë ato, tek këndojnë
Mes valëve që shkojnë
Flenë gurët e shtëpisë dhe çdo prag
Ndaj këngët e djepit si një mall
Me dritë mbuluar aty flenë
U mbytën dhe vanë
Mbet në shpirt nostalgjia
Dhe unë ec e menduar
Dhe ëndërroj buzë Drinit të lashtë
Diçka do flijonim
Në emër të jetës
Brezat që vijnë
Për ne bukur të thonë
Dhe nuk ish e lehtë
E thjeshtë jo nuk qe
Që valët dritë ti kishte
Ky liqen të ndriçojë dhe kjo jetë.
——————–
LEXO EDHE:
FOTOGRAFI TË RRALLA TË SHQIPËRISË SË VITEVE ’80-’90
ObserverKult