Mos më eja kur të kem vdekur,
Mbi varr lotë krokodili të më derdhësh,
Kokën time të rënë me hap të rëndë ta shkelësh
Pluhurin mos e hiq në të bezdis,
Lëre erën ta fshijë dhe zogun bregdetar të klithë
Ti ik, lëviz.
Fëmija, qoftë i yti krim apo gabim
Për mua s’vlen hiçgjë, jam i gjithi i humbur,
Merre tjetrin që do, se nga koha jam i lodhur
Dhe kam dëshirë të pushoj.
Kalo zemër e dobët,
Lermë aty ku i shtrirë qëndroj.
Ti ik, kalo.
Përktheu: Irena Dono
—————-
LEXO EDHE:
SARA TEASDALE: NUK MË VJEN KEQ PËR SHPIRTIN TIM
Nuk më vjen keq për shpirtin tim,
që i pakënaqur do të iki,
sepse ai mund të jetojë me mijëra herë,
përjetësia është e thellë dhe e gjerë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU