Gjeneral, tanku yt është një mjet i rëndë
Ai e bën copa malin dhe shtyp qindra njerëz.
Por, ka një të metë:
I duhet një shofer që ta vozisë.
Gjeneral, aeroplani yt bombardues është i fuqishëm.
Ai fluturon më shpejt se stuhia dhe ngarkohet më shumë se një elefant
Por, ka një të metë:
I duhet një montazher ta bëjë gati.
Gjeneral, njeriu është shumë i përdorshëm.
Ai mund të vozisë aeroplan dhe të vrasë.
Por, ka një të metë:
Ai di të mendojë dhe të ndiejë.
Përktheu: Arbër Çeliku
Lexo edhe:
BERTOLT BRECHT: KUR DESHA PRAPË TA SHOH…
Në atë ditë të muajit blu shtator,
Nën atë peme kumbulle të re,
E mbaja atë, të zbehtën dashuri, të qetë,
Në krahët e mi si ëndërr plot hare.
Dhe sipër nesh, n’atë qiell të bukur vere
Qëndroi një re, që e pashë gjatë atje,
E bardhë, e bardhë ish, dhe tepër lart ish ngritur
Kur desha prapë ta shoh, në atë vend më s’qe.
Prej asaj dite shumë e shumë muaj
Kaluan e u shuan s’di se si.
Dhe vetë kumbulla do jetë prerë,
E po më pyete ç’u bë kjo dashuri?
Ja ku të them: Tani nuk më kujtohet,
E di, megjithatë, ç’mendon dhe ti qyshkur,
Po unë fytyrën vërtet e kam harruar,
Veç një gjë di: E putha atë dikur…
Tekstin e plotë mund ta gjenu KËTU