Imazhi më shumë se kurrë sot është një mjet për të arritur diçka, marketing, politikë, propagandë, shitje apo famë.
Posteri mbetet si një ndër armët për të tërhequr vëmendjen e popullit. Një histori e shkurtër e imazhit të propagandës është ajo çka prezanton historiani i artit Rubens Shima duke gërmuar thellë në arkivin e shtetit dhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
Rubens Shima e sjell këtë botim studimor të ndarë në 5 periudha të ndryshme të politikës shqiptare. Ndonëse historian arti, Shima tregon se nëse flasim për estetikën e këtyre imazheve, do të mbetemi fjalëpakë e të zhgënjyer.
Libri i përqaset 150 imazheve që me ambicien e Shimës mund dhe të ekspozohen për publikun./a2news.com