Nji ditë kena më vdekë të dy,
njeni larg prej tjetrit,
e askush s’ka me u kujtu ma për ne.
Askush.
Askush s’ka me u kujtu
për kohën tonë së bashku,
kaq e shkurtë, kaq përjetësisht e shkurtë,
sa me u dukë nji jetë.
Nji ditë s’kena me kenë ma,
e kush ka me u kujtu për ne?
Për ditët tona të para
për ty, për se si ishe e brishtë dhe e bardhë,
për mu, që ma mirë mos ta flasim kët’ eee?
Askush.
Nji ditë, kjo asht e sigurtë
nuk kena me kenë ma,
e kush ka me u kujtu
për botën tonë të vogël bashkë?
Kaq të ngrohtë, por edhe të ftohtë,
kaq të lehtë, por edhe kaq të vështirë
sa me e heqë qafe?
Askush.
Vetëm unë e ti mundena me kujtu,
mbas nesh, askush.
E ka më kenë, sikur mos të ishim kurrë.
Përshtati në shqip: Arjola Zadrima
ObserverKult
——————-
Lexo edhe:
LIBRI ME POEZI I DONIKA DABISHEVCIT BOTOHET NË ÇEKI/ POEZITË FLASIN NË ESPERANTO