Ëndërro. Njeri, sot ma shumë se kurrë
Vepro. E Len prova t ‘prekshme
Fol. E t’nihet zani deri n’ skaje
Jeto. Atë jetë tanen, Jo tjerëve
Ngihu. Me gjanat si t’mushin zemrën
Pi. Bukurinë e deteve e oqeaneve
Mëso. E burimi dijes mos t’dij me shterur
Puno. Kopshtin e mendjes gjithmonë
Lexo. Poemat e shpirtit tanë
Kupto. Vuajtjen njerëzore t’ pakufi
Ndimo. At t’ paudhin t’ kthehet
Ndriço. Fike terrin
Urreji. Vetëm padrejtësitë
Duej. Duej e vetëm duej
Dashuno. Po mos jep arsye…
ObserverKult
—————————————————
LEXO EDHE:
NDRE MJEDA: DJALI PA NANË SI NATA PA HANË
Pra ‘i djalë i vorfen kuej nuk i dhimet,
Kur, si mue t’shkretin, t’a mlojn mjerimet?
Teper shpejt bora, tuj ra n’ vorfunim,
Njatë qi per mue ish’ diell n’ agim.
Emnin e kandshem m’i a ndie kot prita
Njasajë qi n’ kobe do t’ m’ ishte drita:
Kuej nuk i dhimem, askush s’ m’ kujton,
Sado qi zemra vec gjak m’ pikon.
Kur, un i mjeri, rrijshe tu shpija,
Me nanë, me moter, ah! sa dashtnija
Vlote n’ ket zemer, qi sot s’ka gzim,
Vetem pse nana m’ la n’ ket vorfnim.
Ç’ at ditë qi e bora, mue s’ m’ knaqë natyra,
Nder gzime t’ shekllit nuk m’ qeshet ftyra;
Kurr s’ m’ hiqet mendjet kur nana m’ tha:
T’ laça me Zotin! – e diq e m’ la.
Ah! se fort m’ dote, se fort m’ pat gzue,
Sa gjallë, e mjera, rrite me mue!
Por qe, se une nanen sot ma s’ e kam;
Un nafakpremi, ç’ se i vorfen jam!
Kur, n’ agim t’ ditve, m’ra me shtegtue,
Si dola shpijet, tuj u largue,
E kqyra s’mramit e aq m’ permalloi,
Sa dysh mue zemren, dysh m’a coptoi.
E kush kalote at ditë bri meje,
At ditë qi dhima m’ kish xjerrë mendt kreje,
Thote perajshem: Paska metë shkret!
Zot, njitja doren, majen ti ngiet!
C’ at ditë, si zogu, larg fluturova,
E n’ dhe t’ panjoftun treta, u largova;
S’ desht kush me m’kqyrun, s’ diejta kue’ i flas,
Nji dorë ndimtare c’ at herë s’ m’ u qas…