Laura Pausini në “Oscar”, e nominuar për “Kënga më e mirë origjinale”

Këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini, do të interpretojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të 93-të të Oscar-ve, e cila do të mbahet të dielen më 25 prill.

Këngëtarja nga Romagna është nominuar për çmimin” Kënga më e mirë Origjinale”. Me “Io Sì”, kolona zanore e filmit “Jeta para saj” nga Edoardo Ponti.

Performanca do të regjistrohet në Teatrin Dolby në Los Angeles. Dhe do të transmetohet gjatë “Oscars”, në shfaqjen hyrëse të mbrëmjes, transmeton ‘oranews.tv’.

Me këtë këngë, artistja ka fituar tashmë çmimin për ‘Këngën më të Mirë Origjinale’ në Golden Globes 2021.

Bashkë me Pausinin janë edhe këta të nominuar të tjerë për këtë çmim: Celeste dhe Daniel Pemberton me “Hear my voice” nga “The Trial of the Chicago 7”. H.E.R. me këngën “Fight for you” nga filmi “Judas and the Black Messiah”. Dhe Leslie Odom Jr këndojnë “Speak Now” nga kolona zanore e filmit “One Night In Miami”.

LEXO EDHE: Para mbajtjes së Oscar-it, ja masat që do ndërmerren