Mesazhi emocionues i Gentian Zenelajt: Mos u dorëzo Guljelm Radoja…

Teksa ai po përballet me virusin e rrezikshëm, disa prej kolegëve të tij reagojnë me mesazhe në rrjetet sociale, duke i uruar shërim të shpejtë, por edhe duke kërkuar që shteti ta ndihmojë. Kështu, skenografi i njohur, Bashkim Zahaj, i ka bërë apel shtetit, që të ndërhyjë për mjekimin e aktorit jashtë vendit.

“Mësoj se Guljemi aktori jonë i dashur qenka rëndë në spitalin e Durrësit nga Covid. Shteti shqiptar i detyrohet këtij aktori për një shërbim më të specializuar jashtë shtetit. Uroj të rezistosh e të fitosh Guljem”, ka shkruar Zahaj.

Një reagim ka edhe aktori Gentian Zenelaj, i cili i jep kurajë profesorit të tij, që të mos dorëzohet në këtë betejë. “Forca mik i dashur…Forca profesori im energjik. Mos u dorëzo Guljelm Radoja. Lutjet tona janë me ty. Shërim sa më të shpejtë”, shkruan Zenelaj në “Instagram”.

Gentian

Radoja ka luajtur më shumë se 30 role në kinematografi. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”./bw

LEXO EDHE: Aktori Guljelm Radoja në intubim pas infektimit me Covid-19/Djali: Duhet një mrekulli…