Dije Demiri -Frangu: Gjithë ditën

dije demiri frangu diella çitaku

Qielli pështyu mëkatet e t’ vdekurve
Gjithë  ditën
Mbi kokat tona e mbi  krye të çdo lisi
Gjithë ditën pështyu mëkate
Gjethet s’ pipëtinin të shkretat
Gra të shtypura dukeshin

Ç’ urdhër kobzi gjithandej atë ditë
Pështymë e qiellit breshër i zi 
Griu pranverën copë-copë 
Atë pasdite të çuditshme
Mos thuaj nuk e di
-fajin e patëm unë e ti.