Sopranoja Elbenita Kajtazi përfaqëson Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”

Sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtazi, vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, Kajtazi bëri të ditur se do ta përfaqësojë Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”.

“Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju. Për herë të parë në histori të konkursit BBC Cardiff Singer of the World do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë!”, ka shkruar Elbenita Kajtazi.

“BBC Cardiff Singer of the World” mbahet nga 12 deri më 19 qershor në Cardiff. Këngëtarët do të shoqërohen nga Orkestra Kombëtare BBC e Uellsit dhe Orkestra e Operës Kombëtare të Uellsit, me dirigjentë Andrew Litton dhe Michael Christie.

Konkurrentët e këtij viti vijnë nga 15 shtete, përfshirë Madagaskarin dhe Republikën e Kosovës – asnjëra prej të cilave nuk ka marrë pjesë në konkurs më parë. Finalistët janë të moshave 26 në 32 vjeç.

ObserverKult