Edi Rama: Restaurohet filmi “Koncert në vitin 1936”

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka restauruar filmin “Koncert në vitin 1936”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot pamje nga filmi i restauruar mjeshtërisht i cili tanimë sjellë tek publiku një pasuri të shtuar dhe të shpëtuar për trashëgiminë audiovizive shqiptare.

Edi Rama thekson se, shpëtohet nga çngjyrosja pa kthim filmi “Koncert në vitin 1936”, me regji të Saimir Kumbaros e skenar të Kiço Blushit, tanimë i restauruar mjeshtërisht duke e bërë të pavdekshme lojën mbresëlënëse të Robert Ndrenikës, Mirush Kabashit, Margarita Xhepës e me radhë, transmeton ‘atsh’.

Restaurimi është bërë nga ekipi i specialistëve të restaurimit digjital Koushik Bhattacharya dhe Ritajit Raychaudhuri në Mumbai Indi, për rikthimin e ngjyrave të dekoloruara të filmit “Koncert në vitin 1936”.

Filmi “Koncert në vitin 1936” është prodhim i vitit 1978, me regji të Saimir Kumbaros dhe skenar të shkruar nga Kiço Blushi, bazuar mbi tregimet e Dhimitër S. Shuteriqit.

Filmin e restauruar mund ta shikoni këtu: https://youtu.be/ZX5D_-w4ZuE

Edi Rama

Lexo edhe:

RESTAUROHET “VDEKJA E KALIT”, AKTORËT RRËFEJNË EMOCIONET…

Restaurohet “Vdekja e Kalit”, krijuesi dhe aktorët rrëfejnë emocionet e një filmi “pa barriera”

Ishte koha kur filmi ishte një zë i rëndësishëm në kulturë. Ku hidheshin para për të shprehur ideologjinë komuniste, por “Vdekja e kalit” do të ishte filmi që do të thyente barriera…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU