Fatmirësisht, duke iu kthyer pas në kohë statuseve ne facebook gjen arsye të shëndosha për t’u qetësuar.
Nga Dashnor Kokonozi
Dikush, duke i dhënë përshtypjet e tij të para një autori për librin e ri i thoshte: Po të mos shihja emrin tënd në kopertinë do të mendoja se ishin sonetet e Shekspirit.
Një tjetër midis lotëve njoftonte: Kam qarë gjithë mbasditen pasi lexova tregimin tënd.
Pasioni për librat e miqve jo rrallë krijon ankthe të parashikuara edhe te vetë autorët.
Problematikë janë njoftimet e natyrës: lexova me një frymë romanin tënd. Treqind faqe me një frymë është e tmerrshme.
Instinktivisht ke dëshirë të rekomandosh praninë e një pompe oksigjeni, me veglat përkatëse, gjatë leximit.
Fatmirësisht, duke iu kthyer pas në kohë statuseve ne facebook gjen arsye të shëndosha për t’u qetësuar.
Në dhjetë vitet e fundit nuk gjendet as edhe një roman që të jetë lexuar me dy frymë!
Dhe të gjithë janë gjallë!
ObserverKult
Lexo edhe:
Facebook drejt projektit të syzeve “inteligjente”
Arlind Farizi: Ajo banonte në Facebook…
Lexo edhe:
Facebook-u po planifikon një Instagram për fëmijë
Facebook mund të krijojë së shpejti një Instagram të ideuar për fëmijët.
Ky premtim erdhi me idenë që të bëhet më shumë për të mbrojtur të miturit.
Aplikacioni do të jetë vetëm për fëmijë nën moshën 13 vjeç.
Aktualisht, përdoruesit e Instagramit duhet të jenë mbi 13 vjeç për t’u regjistruar. E kemi parë se kjo asesi nuk po funksionon.
Asgjë nuk i ndalon fëmijët që të hapin profil te tyre me një datëlindje të rreme.
YouTube e ka tashmë një aplikacion për fëmijë, YouTube Kids, i nxjerrë në vitin 2016.
Por ende ka probleme me video të papërshtatshme për fëmijë që shfaqen në këtë aplikacion, duke kaluar filtrat.
Me Instagram është premtuar se do të ketë më shumë kujdes.
ObserverKult