Shkrimtari dhe gazetari, Enkel Demi, është shpallur fitues i Çmimit Evropian të Letërsisë 2021 për Shqipërinë.
Ishte pikërisht romani “Flama” që bëri Demin, i njohur me emrin e artit, Tom Kuka, të rrëmbente këtë çmim të rëndësishëm letrar.
Ndërkohë vihet re që Demi renditet mes emrave të njohur, që po ashtu janë zgjedhur fitues në vendin e tyre si në Portugali, Frederico Prederira apo Suedi Maxim Grigoriev.
Kujtojmë që romani “Flama” është krijuar në muajt e karantinës por frymëzimi i autorit lidhet me Tiranën e para 1 shekulli.
Në këtë libër vihet re një Shqipëri të ngjashme me atë të “Hide në kalldrëm”, romani i parë i botuar prej tij. Madje dhe disa nga personazhet, që sërish sillen rreth një krimi të pazbuluar, në një botë ku magjikja dhe realja shkrijnë kufijtë me njëra-tjetrën./abcnews.al