Ministri i Kulturës u takua me tenorin Ramë Lahaj, bisedojnë për artin në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është takuar me tenorin Ramë Lahaj, ata kanë biseduar për artin dhe kulturën, në veçanti mbi skenën muzikore në Kosovë, transmeton klan kosova.

Në njoftimin e MKRS-së thuhet se kjo ministri shpreh falënderim ndaj Lahajt, i cili sipas tyre i ofroi ndihmë institucioneve qendrore të Kosovës të kontribuojë në ndërtimin e mëtejmë dhe avancimin e skenës muzikore dhe operistike në Kosovë.

LEXO EDHE: Ministri Çeku vizitoi Galerinë e Arteve të Kosovës