Ka dalë në ankand kapelja e personazhit të Indiana Jones. Kapelja e mbajtur nga Harrison Ford në filmin “Indiana Jones and the Temple of Doom” është një nga artikujt që do të jenë pjesë e shitjes së kujtimeve të Hollivudit që do të zhvillohet në Los Anxhelos nga 29 qershori. Kapelja është vlerësuar deri në 250.000 dollarë.
Për adhuruesit e magjistarit më të famshëm në botë, do të jetë gjithashtu edhe shkopi i Harry Potter i përdorur gjatë filmit “Harry Potter and the Deathly Hallows – Part 1′ (2010) si dhe syzet e bëra nga Daniel Radcliffe në Harry Potter and the Deathly Hallows – Pjesa 2 ‘(2011), transmeton ‘a2news.com’.
Ankandi i quajtur “Entertainment Memorabilia” përfshin mbi 1600 artikuj të rrallë të përdorur në prodhime televizive dhe filmike dhe pritet të sjellë të paktën gjashtë milionë dollarë.