Kjo fundjavë solli rihapjen e kinemave, në SHBA dhe shumë shtete evropiane, me 2 filma që u shfaqën premierë e që sollën arkëtimet më të larta që prej janarit të vitit 2020, kur bota ende nuk ishte izoluar nga Covid-i.
“Raya and the last dragon” është filmi që kryeson listën për nga arkëtimet, duke qëndruar për 13 javë rresht në pesëshen e filmave më të ndjekur, me 1.9 milionë dollarë. Jason Statham dhe filmi “Wrath of man” ra në vend të katërt, me 2 milionë dollarë për nga shitja e biletave. Pas 2 javëve në krye të listës, “Spiral” ra në vendin e tretë me arkëtime prej 2.3 milionë dollarësh.
“Cruella” u pozicionua në vend të dytë në fundjavën e premierës me 21.3 milionë dollarë arkëtime, me premierën më të mirë të Disney që kur kinematë u rihapën.
Seria e dytë e filmit “A quiet place (part two)” duket se bëri shumë zhurmë këtë fundjavë, duke arkëtuar plot 48.4 milionë dollarë, e duke shënuar kështu një sukses të jashtëzakonshëm, për herë të parë, që nga nisja e pandemisë 1 vit e gjysmë më parë.