Caqet, kufij të përmbajtjes
Lëndës, formës, materies
Ndërsa fryma dhe mendimi
Të pamundshëm janë për korniza,
Aty të gjitha bien,
Rrëzohen, heshtin, ngrihen
Universit tej
n’ato diej,
E bota që rrotullohet vetes
Aty pezull
Mbështjellë uji, dheu, zjarri,
Prej së larti
Drita, ajri…
dhe jeta, mer formën që dimë.
Ka kufij si guri i kufirit,
Ku rri e ulem
Kur mendoj të ikurit
Ka një mur ku gishtat lenë gjurmën e frymës
Ka një mal, ku zëra si era më sjellin
këngët e hershme të njeriut
Ka një lumë që i ikën syrit
Ca tinguj gjuhësh
Të fshehta
Që më kthejnë
Me flatra andrrash
Në ato vende
Ku zgjohet
Jetë.
ObserverKult