Festa e Gjon Pagëzorit dhe ritualet simbolike të arbëreshëve

Në kuadër të ditës së Shën Gjon Pagëzorit më 24 qershor në shumë qendra arbëreshe festohet Festa e Gjon Pagëzorit, në mënyrë simbolike me veprimtari të cilat i përngjasojnë ritualit të parë të pagëzimit.

Në Barile në nderim të kësaj feste, vajzat e vogla arbëreshe pagëzojnë kukullat dhe amvisat gatuajnë biskotat tradicionale.

Në shkrimin i botuar në vitin 2016 tregon për historinë e Teresa Suozzo-n, asokohe një vajzë 9-vjeçare arbëreshe, e cila është e bija e një shqiptareje të emigruar në Itali në vitet ’90, dhe me baba arbëresh.

Teresa është protagoniste e ritualit “Battesimo delle bambole” (Pagëzimi i kukullave) që në arbërisht njihet si “Puplet e Shenjanjet”, traditë e vjetër arbëreshe që përtërihet çdo vit më 24 qershor.

Që në mëngjes herët Teresa ka mbërritur në shtëpinë e mësuese Giovina Paternoster, presidente e Shoqatës Ndërkulturore Arbëreshe në Barile, për të mësuar se si ta ndërtojë kukullën e saj, e cila më tej do të kalojë nëpër ritualet e pagëzimit, që në mënyrë simbolike realizohet me një të puthur të Teresës së vogël, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

Më tej mamatë e vajzave të vogla i gostisin ata me bisktotat e realizuara sipas një recete të lashtë që përkon në përmbajtje me prodhimet që ofron toka në këtë periudhë të solcistit veror.

LEXO EDHE: Çfarë është ekuinoksi pranveror dhe me çfarë ritualesh festohet në të gjithë botën?