Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një foto të hershme, ku tregon një gjobë të marrë nga Enver Hoxha në vitin 1940.
Sipas Dervishit, Hoxha shiste cigare dhe bënte aktivitet revolucionar, por një polic i vuri gjobë 5 franga.
Postimi i plotë i Dervishit:
Është përmendur shpesh se në dyqanin “Flora” (të marrë me qira nga familja Bakiu) shoku Enver shiste cigare dhe bënte “aktivitet revolucionar”. Në fakt dyqani ishte si ato të fshatit të kohës së mëvonshme, i shumëllojshëm në mallra.
Polic Sejfiu i Bashkisë së Tiranë, e nuhati këtë gjë. Në orën 17.00 të ditës së mërkurë, të datës 7.8.1940, pasi kontrolloi i vuri gjobë 5 franga shtetasit Enver Hoxha, me profesion “shitës gjanash ushqimore” sepse në dyqan iu gjetën 3 këmbë derri të prishura me krimba të ekspozuara për shitje dhe 2 kuti djathi të firmës “Bell pauese”, me erë të keqe. Gjoba është nënshkruar edhe nga inspektori komandant i policisë. I gjobituri nuk ka nënshkruar, por gjoba është paguar.”, shkruan Kastriot Dervishi.
———————-
Lexo edhe:
Urdhri i Enver Hoxhës: Ja si do t’i bëjmë burgjet, që askush të mos arratiset
Gjith gjënat që do të hynë në burg duhet të kontrollohen prej personavet të caktuar për këtë shërbim (caktohen disa partizanë) në mënyrë që të mos futen vegla ose mjete që të lehtësojnë aratisjen, të porositen partizanët që të mos prekin kurgjë në mënyrë që të mos shkakëtohet humbja e ndo një sendi të burgosurit gjat këti kontrolli….Duhet të bëhet të paktën katër herë inspektimi i rojeve gjatë natës për të qënihen e tyre në vëndin e caktuar.
Për të siguruar pushtetin e tij, një ndër veprimet e para të Enver Hoxhës, menjëherë pas luftës, ishte marrja e kontrollit në burgje, duke vënë edhe rregullat e reja, sipas të cilave ato do të funksiononin.
Kjo urdhëresë e Hoxhës, nënshkruar në dhjetor 1944, në ditët e para të pushtetit të tij, i drejtohet Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që ishte struktura pararendëse e Sigurimit të Shtetit. Në dokument parashikohen të gjithë hollësitë që nga përcaktimi i një drejtori burgu, komandanti e rojat për sigurinë deri tek imtësitë se si merrej në dorëzim i burgosuri, si regjistroheshin sendet personale, dhe si duheshin marrë masa që burgu të ishte i sigurisë absolute dhe të kontrollohej çdo send a ushqim që vinte në burg për të burgosurit…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult