Bislim Ahmetaj: Tiranës ju kanë tharë puthjet

bislim ahmetaj

Dalë dhe ec
çdo mëngjes, çdo drekë dhe darkë
Dhe sa pak njerëz shoh duke u puthur në Tiranë.

Çdo ditë kaloj nëpër
Rrugë, rrugica dhe parqe
Dhe sa pak njerëz shoh duke u puthur në Tiranë.

Ec nëpër qytetin tim
Ditëve me shi dhe netëve me hënë
Dhe sa pak njerëz shoh duke u puthur në Tiranë.

Të rinjtë i kanë lidhur në gishta puthjet
Të vjetërve nëpër buzë ju kanë tharë
O Zot, sa pak njerëz shoh duke u puthur në Tiranë.

ObserverKult


bislim ahmetaj

Lexo edhe:

BISLIM AHMETAJ: TAKIM NË PLAZH

Ai s’ishte as i vjetër as i ri, as fort i pashëm, por as i shëmtuar. Por këto nuk ishin aspak arsyet pse ai e tërhoqi vëmendjen time.

Burri as i vjetër as i ri, as i pashëm as i shëmtuar kujdesej përkushtimisht për një bebe që ndoshta se kishte mbushur akoma vitin. E merrte në krahë, e hidhte deri në qiell me një dashuri dhe përkujdesje hyjnore.

Pastaj e ulte në tokë dhe e caciste beben e cila prej ngjyrave të rrobave që mbante veshur dukej që ishte vajzë. Bebja shfaqej po aq e lumtur sa edhe burri që e gjuante në ajrin e freskët buzë detit dhe pastaj i ngjitej si babi kangur pas shpine për ta mësuar të voglën që të ecte. 

Qeshnin dhe gugasnin me njëri-tjetrin aq harmonishëm sa në fillim mu duk që burri që s’ishte as i vjetër as i ri, as fort i pashëm, po as i shëmtuar mund të ishte edhe babai i bebes që shndriste në gjithçka.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult