Anekdotë popullore:
Një herë e pyesin një të pasur:
– Allahile burrë a na kallxon drejt, a hoqe zor deri sa bone shpi e pasuni kaq të madhe?
– Vallahi more burra, masi po m’vetni, për t’drejtë t’zotit due me ju kallxue. Derisa e qita shpinë në t’themel e u ktheve marë e u pasunova, kom hek boll! Sa me e pasë shty ni guri t’madh me gjyks e me e qitë në maje t’bjeshkës.
Masë do kohësh, meshkuj e asaj shtëpie u ndanë, se nuk shkonin mirë njëri me tjetrin, e ky i pasuri u fik.
Shkonin prapë njerëzit me e pa, se i kishte pas ndihmuar shumë të varfëritë, e po e pyesin:
– Allahile a na kallxon drejt? Sa shumë mall ke pas, qysh u fike kaq shpejtë, e a hoqe zor?
– Po ju kallxoj bre burra. Qysh kam pasë hekë zor me u ba shpi – me qitë me gjoks atë gurin n’maje t’bjeshkës, tash s’pata nevojë hiq me u mundue, se ai guri i madh u rrotulle meniherë vet e ra n’fund të bjeshkës. Qaq shpjet jam fik’.
ObserverKult
Lexo edhe:
A ËSHTË MË MIRË ME ECË PARA APO PRAPA ARKIVOLIT? JA ÇKA THOTË POPULLI…
Brenda në arkivol
Diku nga anët e Deçanit, dy veta shkojnë për të marrë pjesë në një ceremoni varrimi. Të vdekurin e kishin vënë në arkivol dhe kishte ardhur koha që ta përcillnin te varrezat.
Kur kortezhi mortor ishte gati të nisej, ata të dy ngatërrohen mes vete! Secili mbronte qëndrimin e vet: njëri thoshte se “duhet ecur prapa arkivoli” e tjetri thoshte se “duhet ecur para tij”.
Në fund vendosën ta pyesin hoxhën, pasi që ishte krijuar shamatë aty: Lum hoxha, të na sqarosh, a është më mirë të ecim para arkivolit, apo prapa tij?!
Hoxha, duke i njohur të dy që nuk ishin tamam në terezi, po iu thotë:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult